Çaste poetike me poeten;-Violeta MALIQI

Screenshot

DËNIM

——————

Binte borë atë nate.

Aty në prag

ish thinjur një kujtim.

Në shtëpinë e vogël

i pëshpërita shpirtit,

pse ende mban çelësin

e një dere të huaj.

Në oxhak

po digjej dhe druri i fundit.

Bora kish mbuluar gjithçka,

përveç pritjes sime.

/QendraPress/