Iniciativa e PDK për interpelancë të Kryeministrit Hoti, është një veprim sa për të bërë diçka kur nuk di tjetër çfarë të bëjë.
Ruzhdi GASHI avokat, lidhur me opnionin e vlerësimit për nismën e PDK-së për mbledhejn e nënshkrimeve për të ftuar kryeministrin Hoti në seanccë të jashtëzakonshme e e sheh kështu; -:Unë mendoj se, marrëveshja Kosovë-Serbi në Uashington me 4 shtator është e qartë dhe publike. Çdo gjë është e njohur. Prandaj, nuk e di se çfarë do të kërkoj PDK nga Kryeministri Hoti. Ai mund t’i jep vetëm nga një kopje fizike të marrëveshjes dhe asgjë tjetër. Prandaj kjo iniciativë e PDK është një veprim sa për të bërë diçka kur nuk di tjetër çfarë të bëjë.
PDK është shumë e pa qartë, edhe me takimin e Uashingtonit, edhe me marrëveshjen edhe me përmajtjen e saj. Roli i PDK nuk mund të quhet as si opozitë as proqeveritarë.
PDK duhet të merrë detyra karshi vendit, ti pranoj ato që janë të mira dhe t’i kundërshton ato që janë të këqija për vendin, e jo të bëhet si LVV që nuk ka koncept as program as për çështjet e brendshme, shtetërore dhe politikat e jashtme lidhur me Kosovën.
Kështu që iniciativa e PDK është vetëm për të bërë diçka, pa asnjë efekt.
Do të doja ta shoh PDK, shumë më aktive, edhe për Shtetin, edhe për mirëqenien e popullit në Kosovë, edhe për mbrojtjen e vlerave të rezistencës dhe luftës çlitimtare.”/qendrapress.com/