’Dialogu duhet vazhduar.. Por kompromise nuk duhet bërë.

0

           Liman  Asllani,kryetar I Klubit të Afaristëve të Prizrenit. Lidhur me atë se a duhet të  vazhdojë  qeveria e Kosovës  dialogun me  Serbinë ? pohon;-‘’Dialogu duhet vazhduar.. Por kompromise nuk duhet bere. Pazar me toke nuk ka ndërsa puna Ujmanit nuk është problem ngase uji rrjedh dhe vije me shume nga Mali i Zi se nga Serbia. Dhashte Zoti mos ju mbush mendja dikujt ne Mal te Zi qe te prodhoje ujë për Kinën, se pastaj mbesim “vishkull”. Janë shume marrëveshje qe Serbia si respekton: lëvizjen e lire me dokumente personale dhe te automjeteve, diplomat e shkollimit ne Kosove, certifikatat e origjinës se mallit ” Made in Kosova”etj. Për këto gjera e për disa çështje duet te bisedohet. Sa i përket Zajednices mund te bisedohet 24 ore pasi qe Serbia ta njoh Pavarësinë e Kosovës. Por Qeveria dhe politikanet tanë nuk duhet ta lodhin popullin me këto tema. Sa ma larg nesh duhet te jene temat e bisedimeve me Serbin.. Nuk dyshojmë se do te tradhtojnë se mjerë Kosova nëse vetëm Albini është patrioti kujdestar. Kosova kërkon nga pushteti përkushtim për zhvillim e mirëqenie. Kosova po zbrazet ngase asaj ju vodh e po i vidhet jo vetëm pasuria por edhe ardhmëria. Stop se na morri dreqi.’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *