Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për katër të lënduar

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë dy kamiona dhe një veturë.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.“Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy kamiona transportues dhe një veturë.Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendngjarje për tu marrë me rastin si dhe për të hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksidenti”, ka thënë Kelani.Ai ka shtuar se si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *