Çaste poetike me poetin;-Hajri LAMAJ

PSE VENDOSIM NGA DY BRAVA ?
—————————————————
Më mërzit kjo koh e keqe
Herë e vrejtur , herë me diell
Më mërzitin dhe komshinjtë
Nuk flasin ,kur i përshëndes.
Unë banoj në kat të fundit
Ai kat më ra për pjesê
Kemi shumë vite së bashku
Ndaj ,s’harroj ti përshëndes.
Thonë ,ka ardhur koh e keqe
Por, nuk thonë kush e solli
Në mes nesh ka hyrë përçarje
Po, përçarjen kushë e mbolli ?
Kur, shkëmbehemi nëpër shkallë
Kokën ,shpejtë e kthejnë nga muri
Ne jemi ata të djeshmit
Ç’farë ndodhi, ku humbi burri ?
Dyert tona rrinin hapur
S’e dinim ç’farë ishte çelësi
Sot, vendosim nga dy brava
Nuk dimë kush është i pa besi.
/QendraPress/