Arrestohet hajni i një lokali në Prizren

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të një lokali në Prizren. I arrestuari është dërguar në mbajtje. Rr. Zahir Pajaziti, Prizren. 24.09.2023 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në lokalin pronë e ankuesit mashkull kosovar ka kryer vjedhje. Lidhur me rastin pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.