Vajza e rreshterit Afrim Bunjaku prek të gjithë me fjalimin e saj, mes lotësh i drejtohet të pranishmëve

Afërdita Bunjaku, vajza e rreshterit Afrim Bunjaku, ka deklaruar në mbledhjen komemorative se babai i saj është flijuar për liri dhe për Kosovën.Ajo u shpreh para të pranishmëve se babai e kishte mësuar, por asnjëherë “si të jetojmë pa ty”.

Fjalimi i plotë i saj:

Heroi im, babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty. babi im. Para kohe unë mbeta jetim, kurrë s’e kam besuar. Ikja jote babi, na la një plagë të madhe në zemrat tona. Babi s’e di si të jetoj pa ty, si të jetoj pa heroin tim.Hyra brenda në shtëpi dhe ty s’të pashë. Është shumë e rëndë për mua. Vendin tënd në shtëpi s’e zëvendëson askush. Të gjitha na i besove, por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Babi ishe njeri i dashur për familje, shoqërinë, ashtu edhe për punën ku flijove jetën për liri, për këtë vend. Që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenarë me ty me heroizmin tënd, mundin dhe punën qe e ke bërë çdoherë për ketë vend, të premtoj babi se do të jemi krenarë me ty. Do të të ndjek gjithmonë në rrugën tënde, me mall e me dhimbje do të të kujtojmë heroi im, babai im.