Bien temperaturat, moti për ditën e sotme 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatare dhe të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.Gjatë vikendit sërish parashihen rënie të temperaturave dhe reshje shiu, kryesisht ditën e diele.Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperaturave maksimale