Çaste poetike me poeten;-Afërdita Koçiraj SELISHTA

Poezia fjalë magjike

———————————-

Poezia shpirti im, më jepë frymë e më jepë dritë,

Ma mbush shpirtin me gëzim, më ngreh si zogë në fluturim,

Më ulë dhe me këmbë në tokë, me të bëhem mik e shokë,

Qajte halle qaj dhe dertet, në çdo kohë më bënë për vete.

Poezi je mrekulli, je zjarri që mbajë në gji,

Më zbulon çfarë zemra ka, me ty i thëmë nuk mbaj as gjë,

Me ty këndoj e hedhë valle, me ty gjesdis fushë e male,

Me ty mbi detin me valë, si varka pa kapetanë.

Poezia fjalë magjike, më shpje në qiellin me yje,

Telat e shpirtit ngacmon, dhe yjet mi mbledh në dorë,

Poezia fjala magjike, shpirtit tim i jepë gëzime,

Më jepë forcë më jepë guxim, futesh thellë në shpirtin tim.

Dhe kur ndonjëherë s’jamë mirë, vijë tek ty kokën mbështes.

As më fletë as më qorton, unë flasë dhe ti dëgjonë,

Dhe kur lotët lehtë më bien, si nëne më përgëdhelë

Rreze dielli që ndriçon, shpirtit plagën ja shëron.

/QendraPress/