Çaste poetike me poetin;-Agim GASHI

PO PERZIHET PARLAMENTI

(Vargje satirike)

————————-

Po përzihet o parlamenti,

hej, na u kanë rrokë zotnitë ndër veti.

Na u kanë rrokë e i doli tymi,

hej, luftë po bëjnë Vjollca e Albini.

Luftë po bëjnë, e haj medet,

hej, jo për popull, po për pushtet.

Njani tjetrit o i gjuajnë me fjalë,

hej, me akuza hiç pa ndalë.

Me këto sjellje hasmin e kënaqin,

hej, populli i shkretë e paguan haraçin.

Në këtë luftë o të vështirë,

hej, opozita po bën sehir!

Thonë dy veta o kur të rroken,

hej, ai i treti o e hjek shokën.

Zo kësaj lufte o kush na i prini,

oooo, dada Vjosë e “babë” Albini, ooo hejj!

18.03.2026 St.Lousi – Francë

/QendraPress/