Çaste poetike me poetin;-Tahir MUSAJ

VALLËZIM DASHURIE

———————————–

Të të kem ty e dashur është lumturi.

Ti me vjen e bardhë si agimi,

Bukuria e mëngjeseve të mia.

Shpesh pyes vetën,

Pse vjen e tille ?…

Kaq e bukur në botën time?

Mbase për të ma bërë ditën më të lehtë,

Për ta bërë burimin përjetësi,

Për t’i dhënë kuptim jetës,

Dhe për të ndarë bashkë fatin e mirë.

Ne jemi krijesa jo të rastësishme për njeri-tjetrin,

I çmendur dukem në ndjesitë e mia për ty,

Si një qiell përjetësie i pafundë,

Si nje shikim që s’do të më jepet,

Dhe të duket ndonjëherë.

Dhe unë vuaj,

Krijoj marrëzi në kokën time,

Kapërcej ylberin e lumturisë për ty,

Toka sillet rrotull edhe prej dashurisë sonë.

Ne jemi një pjesë e boshtit shpirtëror,

Rrahim si një zemer e vetme,

Në kuptimin e lumit të madh të dashurisë.

Dhe për ne është vallëzimi më i madh i ndjenjës,

Vallëzim dashurie …!!!

/QendraPress/