Çaste poetike me poeten;-Angela KOSTA

NUK E DI…
————————–
Nuk e di nëse i ngjan
kohës së humbur,
tretur në misteret e magjishme të jetës,
teksa në zbrazëti takon
kujtimet e heshtura,
duke përqafuar marrëzisht
mungesën e mallit.
Nuk e di nëse i ngjan
rrjedhës së lumit,
duke ndenjur në breg,
pa e pritur ardhjen time.
Nuk e di nëse i ngjan
dashurisë,
shoqe e marrë e vetvetes,
Me të vërtetë…
nuk e di…
/QendraPress/