Çaste poetike me poeten;- Brunilda MUSAI

Nuk mundem pa ty

————————————–

Në zemër në kujtesë, ne vena,në gjak,

Ne mendime rrin çdo ditë,nëpër ëndra për çdo natë.

Ndoshta vite edhe shekuj nuk eksiston harresë

Ndoshta do mund të harroja,vetèm atë ditë kur të vdes.

Se nuk po mundem pa ty, dëshira më është venitur,

Ndihem shumë e vetmuar dhe shpirti më është zhuritur.

Kam nje boshllek nè zemer që më djeg mè përvëlon,

dhe me sy s’ka lumturi, se u shua përgjithmonë.

Më thuaj ku të gjej forcë, që të ngrihem dhe njèhere,

Ku ta gjej lumturinë,që më falte veç pranvere.

Si ta degjoj ate zë, te ëmbël si sinfoni,

Te jesh prane teje me e bukura mrekulli.

Nuk mundem pa ty, nuk e dua këtë jetë.

Po vuan kjo zemër mjera për dashurinë e vërtetë.

Është bukur të jetosh, por kur jeta ka motivim,

Ndaj te lutem më rri pranë e behu prijësi im.

/QendraPress/