Çaste poetike me poeten:-Flora BOJA

Heshtja fletë

—————————

Heshtja ka shumë vlerë,

ajo flet më shumë se sa ne,

për disa fjalë që nuk mundemi t’i themi,

heshtja ato fjalë të arta

na i bën dhuratë…

Heshtja mbulon ato fjalë

që brenda vetes ne i mbajmë,

dhe sikur të derdhim lot,

ato fjalë nuk i nxjerrim dot,

sepse shumica nuk na kuptojnë,

dhe, meqë nuk na kuptojnë,

s’duan t’i dëgjojnë…

Dhe me kujdes ne ti zgjedhim fjalët,

prapë do e gjejnë mënyrën

që për ters të na i marrin.

Njerëz të tillë t’u flasim nuk meritojnë,

ata meritojnë heshtjen tonë…

Pavarësisht se shpirtin dëshiron ta lehtësosh,

dhe me epitete të ndryshme t’i etiketosh,

prapë asgjë nuk do të fitosh,

sepse ai që nuk të kupton

dhe të ofendon,

edhe nëse ti flet dhe shpërthen,

përsëri qetësinë kurrë nuk e gjen.

Edhe heshtja flet…

Sidomos kur ti di ta përdorësh,

për ato fjalë që dot nuk i shpreh,

Për ata që të kuptojnë,

për ata që dinë të dëgjojnë,

Heshtja flet…

/QendraPress/