Çaste poetike me poetin:-Avdush CANAJ

S’MË PËLQENTE T’ISHA PIKË

——————————————–

S’më pëlqente t’isha pikë,

u bëra shkronjë.

Kur u rrita pakëz

mora rrugën kah dielli.

Përkëdhelja e mësuses

ma shtoi hapin.

Tash je fjalë, më përqafoi nënërisht.

Një ditë lapsi ma veshi

këmishën me tinguj të kaltër

E para më puthi një flutur.

Ti je vargu i parë,

të pret një libër

që ende s’e ke lexuar

Poeti me një pëllumb në sup

ma zgjati dorën për sheti. /QendraPress