Çaste poetike me poeten:-Jetina BUSHI

Anatomia e nje poeti!
—————————-
A e dini se..
Zemra nuk është thjesht një muskul që rreh në kraharor,
Ajo është oqeani ku derdhet çdo dorëzim dhe çdo fillim.
Aty ku mblidhen lotët e pathënë dhe qeshjet pa kufi,
Aty ku rreh burimi i parë, ku merr jetë çdo poezi.
Nga ajo thellësi e errët, ku drita shpesh harron të hyjë,
Zemra nis e pompon vargje, që ngjiten lart si yje.
Çdo rrahje e saj është një ritëm, një trokitje në portën e shpirtit,
Që mbush venat me shkronja dhe ngjyrat e çdo kuptimi.
Pa këtë burim të nxehtë, që dhemb e dashuron pa masë,
Shkronjat do mbeteshin të ftohta, thjesht bojë mbi një copë letër.
Por zemra i jep frymë, i kthen në jetë dhe në gjak
Dhe çdo poezi e lindur prej saj,
…nuk vdes kurrë më prapë.
Thonë se jemi të çmendur, se hapi ynë s’prek tokë,
Se shohim botën ndryshe, me tjetër sy në kokë.
Por… bota nuk e di, se çfarë na mban ne gjallë,
Se çfarë na ndez në shpirt, në këtë botë të marrë!
Në venat tona s’rrjedh thjesht gjak i kuq si zjarr,
Por rrjedhin shkronja drite, me shekuj rresht me radhë.
Aty ka të zeza nate, kur dhimbja të rëndon,
Ka të arta prej agimi, kur shpresa të pushton.
Poezia… lind nga shpirti, si frymë, si dëshirë,
Dhe rrjedh nëpër trup, si gjaku më i pastër.
Ne jemi të çmendur …po te cmendur se.. ngjyrat i trazojmë,
Në venat tona shkronjat si jetë ne i jetojmë.
Pa këtë gjak të shkruar, kjo botë do ishte shkretë,
Se ne me shkronja venash, i japim botës jetë.
Dhe kështu mbyllen rrethet, ku dhimbja bëhet art!
Burimi gjen lirinë dhe ngjitet lart e lart.
Sa herë që bota hesht e shpirti ngrin nga i ftohti,
Në venat tona rrjedh ai gjak që s’e mposht moti.
Ne mbetemi të çmendur, me shkronja përmbi duar,
Përjetësisht të gjallë, përjetësisht të shkruar.
/QendraPress/