Çaste poetike me poeten;-Judita DEDE

Emri në Stol

————————-

U ula në një stol të vjetër në park…

Kisha kaluar pranë tij qindra herë.

Atë ditë, për herë të parë, vura re

 një emër të gdhendur në dru.

Arben,

Nuk e njihja.

Kaluan disa minuta.

Pastaj një burrë i moshuar u ul pranë meje.

Pa emrin.

Buzëqeshi lehtë.

E njoh, – tha.

Arbenin? – e pyeta.

Jo. Njeriun që e gdhendi…

E pashë e habitur.

Nuk ishte Arbeni?

Jo. Ishte gruaja e tij.

Heshta.

Ai kaloi dorën mbi shkronja…

Çdo të diel vinte këtu.

Ulej në këtë stol. Për vite me radhë…

Pse?

Sepse Arbeni kishte ikur nga kjo botë…

Dhe ajo vinte vetëm që të mos harronte…

Atëherë pse e gdhendi emrin?

Plaku buzëqeshi.

Sepse kishte frikë se një ditë do ta harronte….

Heshta për pak.

Çfarë të harronte?

Fytyrën e tij – tha plaku..

Vështrimi m’u kthye te emri…

Pas pak, plaku u ngrit..

Bëri disa hapa dhe, para se të largohej, tha:

E di çfarë është më e çuditshmja?

Çfarë?

Fytyrën e harroi..

Emrin jo..

Dhe u largua.

Qëndrova edhe pak në stol.

Duke parë ato pesë shkronja

të gdhendura në dru, mendova ..

Nganjëherë një jetë e tërë

,mbetet në një emër.

Dhe në dikë që ende ndalet ta lexojë…

/QendraPress/