Çaste poetike me poeten;-Kumrie Avdyl SHALA

TROJET TONA DO T’I MBROJMË
————————————————-
Pse fyeni, pse po shani, kush e mbron më mirë vatanin,
se sa ai që jetën dha për liri,
e që quhet me krenari shqiptar i këtij dheu të lashtë?
Trojet tona nuk i ruajnë zuzarët, as tradhtarët, as pazaret.
Kush kërkon tokën ta shesë, mbi ndërgjegje do ta ketë peshë.
Mos e fyeni këtë vend të bekuar,
ku gjaku për liri është derdhur pa kursyer.
As armiku, as tradhtari, s’kanë vend në sofrën e shqiptarit.
Mjaft luajtët me fatin e trojeve, mjaft me plagët e kësaj toke!
Në Sazan e në Rrjoll, në Dibër e në Vlorë,
në Shalë e në Shosh, në Malësi e në Peshkopi,
në Mirditë e në Konispol,
shitët arin e bardhë e të zi,
por nuk u shua zemra e shqiptarit,
së do ja ndalë turrin tradhtarit.
Nuk latë lumë pa e robëruar,
nepër gypa duke e burgue.
I latë fushat të shkreta,
uzinat pa jetë, minierat të mjera,
i’a falet dreqit pasuritë e tëra.
Nuk latë pyll pa e sakatuar,
as det pa e gjymtuar.
Ndaluni, o ju faqezinj,
se Shqipëria, ka bij e bija të rinj,
që e njohin kufirin e atdheut, dhe nuk e
harrojnë amanetin e të parëve.
Mos e nënçmoni këtë rini,
Së mjaftë e shpërndatë anembanë botës,
E që kurrë nuk e harroi tokën e babës,
vendlindjen e vet.
Ata i njohin mirërrënjët e veta,
dhe Shqipërinë e mbajnë në zemër përherë.
Mos u mundoni ta zvogëloni, ta bëni një gugurrmon,
se ajo ka qenë dhe mbetet zonjë e rëndë,
Me emër të madh ndër shekuj.
Nga Arbëria e lashtë e deri në Çamëri,
nga Dardania në brigjet e Dalmacisë,
kudo ku rreh një zemër shqiptare,
aty jeton shpirti i Ilirisë.
Ndaluni, o zuzarë, se ende ka shqiptarë,
me gjak të kuq që u rrjedh në damarë.
Nuk do të lejojnë më barbarë, se mbi këto
troje të bekuara fluturon krenare shqiponja dykrenare,
simbol i pavdekshëm i kombit shqiptar.
Dhe sa të ketë bij e bija kjo tokë, me zemër,
me nderë e me besë, trojet tona do t’i mbrojmë
brez pas brezi, deri në përjetësi.
Së këtu i thon Shqiperia e shqiptarëve
/QendraPress/