Çaste poetike me poeten;-Anila TOTO

Vatra

————————–

Një nënë në shtrat

lëngon e vetmuar,

fëmijët kaq larg

i kanë mërguar.

Flasin dhe s’flasin,

dinë dhe s’dinë

gjithë jetën larguar

jetojnë historinë.

Me malle të egra

në botën moderne

hesht shpirti e zemra

e mbyten ndër heshtje.

Por, thërrasin malet,

fushat dhe dheu:

Shqiptar o bir,

të do mëmëdheu!

Thërrasin kohët,

thërret vetë Zoti:

Kthehu shqiptar

atdheu është joti!

Thërrasin etërit

në gjumë tek koka:

Kthehu o bir,

këtu është bota!

Por, kur flet ndërgjegja

dhe dashuria….

Ti kthehesh tek nëna

dhe tek Shqipëria!

Anila Toto

/QendraPress/