Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

Ty s’të them dot lamtumirë!
———————————————-
Ty s’të them dot lamtumirë,
Je dashni që rrin përbrenda,
Të kam dritë në errësirë
Ti je shpresë, ti je jeta.
I mar ëmdrrat i bëj bashkë,
Ti më shfaqesh ngado shkoj,
S’di se ç’thot bota përjashtë
Veç unë di, që të dashuroj.
Ty s’të them dot lamtumirë,
Je freski e ditëve të nxehta,
Ti më mbron nga çdo stuhi,
Pa ty kurr nuk jam vetvetja,
Dal në bjeshkë vapës së nxehtë,
Lulet mbajnë aromën tënde,
Hyj në detë e kaloj dallgë,
Je qetësia e çdo brënge.
Nëpër rrugë e nëpër parqe,
Hija jote pas më ndjek,
Hape zemrën se më plase ,
Të kam zën çdo rrugë e shteg,.
S’të them dot ty lamtumirë,
Se vetmia zë më vret
Tek ti gjej unë çdo dëshirë,
Lamtumirë kurrë s’do të ketë.
Je si diell që ngroh në vjeshtë,
Je pranverë në shtegëtim,
Nuk e di pse të kam deshtë
Pa ty unë jam një dështim!
Shkroi SULBIE.H.SHEHU
/QendraPress/