Çaste poetike me poeten;-Nasia XHEMALAJ

Mos ma shto rrudhën tek syri
——————————————–
Mbrëmë mesnate hëna në shtrat mu dergj,
është shoqja ime që i rrëfej dhe më dëgjon me besnikëri,
një shkallë ngjita në pluhurin e artë të viteve,
më bekojë me dritën e saj të praruar siç bekojnë hyjnitë.
Mbrëmë mesnate,kisha pamjen e një foshnje ,
me belbëzime , gëzimit tek sa ngjisja shkallën e re,
I thosha:-mos ma shto rrudhën tek syri,
mi fshi thinjat me fshesën magjike që mban gjithmonë në brez .
Ashtu si vitet fshin e mbeten hije në muzeun e kohës,
më mba pak me hatër mos të plakem shpejt,
nja dhjetë vite fshihi siç fshehim thesaret e çmuara,
nuk ti kërkoj të betohem me shpirt gjer në re.
E ngjita shkallën e një viti të ri,
ashtu siç ngjita çdo vit që lashë në heshtje,
pak më e lartë mu duk tani ,pak më e vështirë,
por i dua dhe do ti dua motet e mija, sido që të vijnë.
/QendraPress/