Çaste poetike me poeten;-Natasha LIMAJ

LOTI I TË PALOTIT
———————–
Loti i të palotit
Si ortek shkëputet…
Shkëmbëzuar brenda
Sidomos, kur lutet…
*
Loti i të palotit
Jo, dhe.., aq nga malli…
Më e shumt’e shkëmbit
Kur të mbulon halli…
*
Loti i të palotit
Gur i rënd’mbi vete…
Të mos, ta dijë Bota
Bëhet dhe “ sepete “ !…
/QendraPress/