Çaste poetike me poeten;-Selvije SHIJAKU

Nuk shitet Shqipëria
—————————
Shqipëri, o nënë e motshme, me gjak dëshmorësh je vaditur,
çdo pëllëmbë e dheut tënd me sakrifica është stolisur.
Nga Alpet gjer në Çamëri, nga Dardania në brigje deti,
je amaneti i të parëve tanë, je nderi, gjaku dhe identiteti.
Nuk falim, nuk shesim, asnjë pëllëmbë të kësaj toke,
sepse mbi të prehen eshtrat e atyre që ranë për këto troje.
Le të dëgjojë mbarë bota, ky është betimi shqiptar:
Shqipëria nuk është mall tregu,
por atdheu ynë i shenjtë e krenar.
Sa të rrahë zemra shqiptare,
sa të valojë flamuri kuqezi,
do të qëndrojmë rojtarë të saj,
me besë, nder dhe trimëri.
/QendraPress/