Çaste poetike me poeten;-Shkurte BERISHA

VIJA E KUQE
———————–
Vijën e kuqe e hedh mbi letër,
Edhe mbi njerëz a diçka tjetër,
Ajo është flakë për t’u dalluar,
Po e shkele, do jesh përvëluar.
Mbi letër është një vijë e prerë,
Që s’duhet kaluar asnjëherë,
Ajo vendos një kufi në shkrim,
Si një mesazh dhe një kujtim.
Mbi njerëz kjo vijë e kuqe vendoset,
Kur durimi dhe gjithçka tjetër soset,
Ajo i nxjerr njerëzit jashtë jetës sate,
Pa zhurmë, pa fjalë dhe pa debate.
Është vijë dalluese që rri në sy,
Një paralajmërim për mua e ty,
Kufiri i fundit që gjithmonë tregon,
Aty ku fillon edhe mbaron.
Shkurte Berisha, 01 Tetor 2026
/QendraPress/