Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

ISHTE DITË VJESHTE

—————————-

Ishte ditë vjeshte e freskët,

rigonte ngapak shi,

Goni ecte kalldrëmit të qytetit,

ngutej për ushtrim me mbërrri.

Ishte absolvent i mjekësisë,

banesën e kishte larg fakultetit,

mbi Prishtevkë, nga rruga e Marevcit,

pluhur e baltë sipas stinëve të vitit.

Ecte, ecte, ashtu duke menduar,

ishte lagur në palcë, fare pa hetuar,

analizonte në mendje, kishte një të fejuar,

këtu në fakultet, me një kolege ishte dashuruar.

Të ndahej nga e fejuara nuk lejonte kanuni,

kishte harxhuar shumë para për nuse katundi.

këtë të fakultetit prindërit nuk e pranonin,

të fejuarën për nuse në shtëpi ata e donin.

Para shumë vitesh ishte një kohë e vjeter

gratë e kishin vendin në shtëpi.dhe askund tjeter

Dhe kështu, mes dashurisë e zakonit,

mes familjes dhe fjalës së dhënë,

Goni duhej të merrte një vendim,

që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë.

/QendraPress/