Çaste poetike me poeten;-Violeta MALIQI

U BË NATË

———————-

Më duket se po largohesh.

Dikush tjetër

troket në jetën tënde.

Ndoshta është vetëm era.

Por diçka brenda meje

më bën të dobët.

Një lutje kalon natën

dhe të kërkon.

Të kam dashur nga larg.

Do ta digjja edhe trupin,

eshtrat, gjithçka brenda meje,

si një trung të vjetër

që zjarri e njeh prej kohësh.

Pastaj me hirin tim

do të të mbuloja.

Dhe mes atij hiri

do të të doja përsëri.

Nëse më harron,

eja vetëm një herë.

Shikomë si vyshkem,

si bien gjethet

mbi një tokë të huaj.

Shikomë me afshin

që dikur ke pasur.

Mos thuaj asgjë.

Vetëm shikomë

sa të kam dashur.

/QendraPress/