Çaste poetike me poeten;Afërdita HADAJ

LUTJE HËNËS

**********************

Natën e mirë o hënë e bukur

Kam një lutje, moj aman

Ta shkruaj mbi faqen tënde

Një mesazh malli që kam.

Të lutem me zemër nëne

Kur të kalosh për matanë

T’më takosh Djalë dhe Vajzë

Se në emigrim i kamë.

Zbrit dy yje nga të tutë

Dhe mesazhin tju dorëzojnë

Dhe në gjumë po i gjeçin

Në dritare tua stampojnë.

Kur të ngrihen bijtë e mi

Rrezet djelli ti lëshoi

Ndoshta mesazhin e shohin

Dhe k’të zemër e qetsojnë.

Nëna ju dërgon të fala

Bashkë me mallin përvëlim

Bijtë e nënës kur do vini

Tju mbledh prapë në gjirin tim

/www.QendraPress.com/