Çaste poetike me poeten;Cerazela KONDI
Kalon koha!
—————————
Kalon koha…thua.
Trupin tënd shikon.
Je në luftë,
me brendësinë e tua.
Mos u tremb,turp mos të të vijë
Kalon koha.
Shikohu në pasqyrë.
Çfarë shikon?
Jo ,jo nuk shikon një bark të rrudhur.
Preke me krenari
sepse nga aty solle jetën
Fëmijët,dashuria në përjetësi.
Jo nuk shikon ,një gjoks të rënë
por në një jetë,qumësht ke dhënë.
Nuk shikon dy duar të rrudhura.
Jo!
Dikur ishin,një përqafim i ëmbël
I ngrohtë,plot dashuri.
Dikur në duart e tua
jetonte një botë e tërë
botë që kaq bukur
e kishe krijuar.
Për të shkuarën,mos u përlot.
Mik bëju me armikun
që brenda teje ke.
Cili det të ka trembur deri tani?
Që të trembë koha,që kalon
me shpejtësi?
Vetëm një faleminderit
borxh,koha të ka.
Që të bukur e bëre
për njerëzit,që të duan dhe do.
Faleminderit vetëm!
Mirë të jeni gjithmonë.
Vajzë,grua,nënë,gjyshe.
Respekt meritoni.
Lërini vitet,të kalojnë.
Mundohuni shpirtin tuaj
të kujdesni.
Edhe pse vitet kalojnë
në zemrën tuaj,
fëmijë të ngeleni gjithmonë!!
/www.QendraPress.com/