Çaste poetike me poeten;Pranvera GJONI
DORËZIM…
————————–
Kur vdes dita,
dielli derdh epshin mbi fytyrën
e mbështjellun me errësirë…
Temporalet e tokës,
godasin melankolinë e pakapshme
që përvëlohet në heshtjen e gruas…
…e zhveshur para muzgut
pret këputjen e yllit
mbi rrëqethjen e natës.
Kur vdes dita,
zhytemi të thyem
para shpirtit!
& & &
MELANKOLI…
—————————
Nji trysni vjeshte,
pickon muzgjet e regjuna
heshtjes së ujshme…
Vegjitacionit të buzëve, dielli mbytet!
& & &
DRIDHJE…
Nji tufë piruetesh kohore,
nyjosuna periferive mitike
t’mimikës përhumbun në epikë…
Ç’vulosin varrin e àndrrave,
djegun mbi buzët e rinisë
/www.QendraPress.com/