Çaste poetike me poeten;Prena PRENDI
RUBIKU
Një përshëndetje e veçante për gjithë rubiksat kudo janë.
—————————————————————-
Ne breg te Fanit ne një lugine
Fllad pranvere gjithmonë fryn
Aty ndjehesh krajl e zane
Aty u bana tre here nane.
Ne Rubik lart ne nje shkëmb
Kemi kishën,vend te shenjte
Lutemi afër e larg ku jemi
Ruana o Zot kudo ku i kemi.
Kem’ aty fis e gjini…
Kunetër me gra e fëmijë…
Gjak i dashur i fëmijëve mi…
Te bukuren,miqësi….
Kurbeti na ka ndare
Shume ralle,me i pa me sy
Për te gjithë kemi mall
Ish kolege edhe komshi…
Kujtojmë metalurgjinë
Pat punësim e gjallëri
Prodhoi arin ne uzine
Krenari për Shqipëri.
Kish atëherë jeta kuptim
Tash shpërnda e s’po dimë kthim
U përshëndesim kudo jeni
Shëndet e te mira te gjithë te keni.
/www.QendraPress.com/