Çaste poetike me poetin;-Asllan MIFTARI

POEZIA
———————
Poezia është ndjenjë
Realitet
Shpirt i dlirë
Godet ku se pret
Nuk i përulet krimit
As politikës
Nëse je dhe mbret.
Ajo zbret nga Lart
Si diell përvëlues
Djeg pa mëshirë
Flakëron çdo virus.
Por, ajo i thërret paqes
Dhe lumturisë
U këndon atyre
Të atdhedashurisë.
E nëse je kapriçoz
Ajo nuk hesht
Pa rreshtur helmon
Si gjarpëri në vresht.
E nëse je paqësor
Ajo të shtrin dorë
Ka fytyrë kristali
Bardhë si luleborë.
Eh’, ç’nuk është poezia
Ajo bashkon zemra
Por dhe të lëndon
Në ke djallin brenda.
Ajo i këndon paqes
Natyrës e gjithësisë
Atyre që kanë
Ndjenjën e njerëzisë.
Ajo nuk do luftra
As shkencë vrastare
E do të paqtë botën
Si bora përmbi male.
Ajo do lidër
Që i vënë gishtin kokës
Që flakët e luftës
Mos t’i shtrihen botës.
Eh’, ç’nuk është poezia
E pastër si kristali
Sikur t’a ndjenin
Ata që udhëhiqen nga djalli !
./QendraPress/