Çaste poetike me poetin:- Enver SAHITI

Shqipëri
———————-
Shqipëri,
të kam në zemër,
nuk të ndërroj me
asnjë emër,
më je babë e më je nanë,
kështu të njeh shqiptaria mbarë.
Je kënga që në djep më zuri,
je flamuri që shpirtin ma ngjalli,
je fjala e parë që mësova,
je dashuria që kurrë s’e ndali.
Nga bjeshkët tua e deri në det,
rrjedh historia në çdo gur e shteg,
aty ku gjaku u bë dritë lirie,
aty ku trimat lanë emër për jetë.
Të dua në gëzim e në stuhi,
në ditë të bardha e në vështirësi,
se rrënjët e mia në ty janë ngulur,
si lisa që s’i rrëzon asnjë furtunë.
Edhe kur larg më çon udhëtimi,
tek ti më kthehet çdo mendim,
si zog që kërkon folenë e vet,
si lumi që derdhet në amshim.
Shqipëri,
sa të kem frymë në kraharor,
do ta mbaj emrin tënd me nder,
si amanet të shenjtë prindëror,
si dritë që nuk shuhet kurrë në zemër.
/QendraPress/