Çaste poetike me poetin;-Fadil BYTYQI

Dialog me kështjellen
——————————–
N’themele tua rrija
e me heshtjen e Panit
shoqërohem me ty.
Dheu i djegur, kurorë.
Identiteti im, kështjellë.
Koha
fshehtësinë mbështjellë.
Gjëmen s’ma ndjenë kush.
Thana si zana kreh
vuajtjen time në shekuj.
Dielli fshihet pas resë.
Koha ecë e ecë.
Vetm vizitorët flasin,
kur sodisin murajat
që rënkojnë.
Jo, shkelqimin s’munt ta venit,
koha e pa kohë.
Dëshmi e rrënjëve tona.
Historia vet,
le ta thot fjalën e Zotit.
Je identiteti im,kështjellë!
Mbaju n’muranen time!
Gurin e ledhatoj me dashuri.
Peshën e kohës
E ndjejë përjetësisht.
Sot si vizitor e për ditë.
Zbuloj fshehtësitë tuaja,
shpalos nga to,
engjujt mbrojtës,
të emrit tim
Kastelonë!
/QendraPress/