Çaste poetike me poetin:-Gëzim AJGERAJ

Ç‘ NDODHI ME BESËN?
——————————–
Një fjalë s‘u mbajt rrodhi e ra
Dikush s‘e ruajti, çka tjetri i tha?!
Dhe pse për fjalën një fjalë u dha
Kot ish betimi për atë çka u tha
Sa rëndë, sa keq u shkel mbi fjalë
Se çfarë i ndodhi betimit të thënë
Një thikë pas shpine besës i ra
Fjala vajtoi natën me hënë
Një thënie e vjetër e plisbardhit
Në shtratin e vdekjes para se të vdesë
Për dritën tënde dhe të idealit
Ruaju të pabesit se nuk njeh besë
Ç‘hije e zezë na e shitoi fjalën
Ku mbeti ajo ç‘virus i ra
Në mos mallkimi na e prishi gjakun
Dhe fjala Besë sa keq u vra
Kush s‘flet për Besë e as për fjalë
Viktimë demode na ra mendimi
Pse shkelim besë e hamë fjalë
Mbi kohëligën harboi mallkimi
/QendraPress/