Çaste poetike me poetin:-Luan SHESHI

LASTARËT E LIRISË TIME
————————————-
Lastarët e lirisë time,
të njomë, e të brishtë,
plot gaz…e trishtime,
të paqtë, e të fildishtë…
Bisk-ngritura her-herë,
her-herë…në zemratë,
sythë-plasur çdo Verë,
gjoks-pritjes…së gjatë
Tek nata…terr-shkuar,
gremisur hije më hije,
me heshtje shpaguar,
ky shteg…çmendurie…
Lastarët e lirisë time,
gjithmonë shpërthyer,
plot gaz…e trishtime,
bistakësh…rrëmbyer…
/QendraPress/