Çaste poetike me poetin:-Shpend BISHEVA

DËSHMORËT

——————————

Gjithë dëshmorët kudo që janë

Zemërgjerë, zemër luan

Që dhanë jetën për liri

Për liri e për pamvarsi

E lumja nëna që i lindi

Lindi, rriti , trimat e vatanit

Që të mbrojne pragun e shtëpisë

Dhe mbarë trojet e Shqiptarisë

Këta luftuan me trimëri

Me trimëri e me krenari

Nuk iu dhimbs jeta për liri

Që ënderruan në fëmijëri

Ishin shokë të idealit

Për bashkimin e trojeve amtare

S’iu nënshtruan kurrë barbarit

As sllavo-malazezit, as tradhtarit

Familja e tyre i kujton gjithmonë

I kujton me mall e krenari

I kujtojnë të afërmit dhe shoqëria

Duke i nderuar mbarë Shqipëria

Gjaku i tyre është përherë kushtrim

Që të mos lejojmë kurrë nënshtrim

Mos harroni flamurin, amanet e lanë

Se ngjyrën e këtij gjaku përherë e mban

/QendraPress/