Çaste poetike me poetin:-Naim ÇEJKU

“Të vdesësh i ndershëm” në këtë jetë, është më shumë se të jetosh i përkulur para gënjeshtrës.
Pushtetarë, e ju historianë shqiptarë, a jeni ende gjallë, apo ju ka varrosur heshtja?
Shikoni sa furishëm fryn gënjeshtra mbi sofrën e shqiptarit, e ju e përtypni si bakllava në festa, ndërsa e vërteta lyp një kafshatë drejtësi.
Pse heshtni, o mjeranë të kombit?!
Etnikumi ynë është gjak që nuk shitet, është rrënjë që nuk shkulet, është amanet që nuk falet.
Ka shqiptarë që ecin zvarrë si hija e vetes, që nuk njohin as komb, as fe, veç parasë, që e kanë ngritur në fron si Zot.
Ti, bijë e dreqit, me buzët e lyera me gjakun e fëmijëve,
Mos kujto se gënjeshtra jeton sa përjetësia…
“Këtu jemi e do të jemi, den baba den!”
Shqiptari ka kaluar zbathur mbi prush, ka pirë hirin për ujë e prapë ka mbetur lis.
Ai e dallon dritën nga flaka që djeg.
Me bukë e kripë të priti në vatër, të shpëtoi nga furtuna, e sot ia ngul thikën pas shpine atij që të hapi derën.
“Vlora, Vlora, Vlora, bjeri, moj, të lumtë dora!”
Mallkuar qoftë dora që shet kujtesën.
Mallkuar qoftë gjuha që bekon tradhtinë.
Mallkuar qoftë gjaku ynë, nëse një ditë Ilirinë e kthen në pazar.
Shiko më pak.
/QendraPress/
