Çaste poetike me poetin-Qazim THAÇI


Atdheu
_________________
Atdhe nuk është vetëm toka
Godinat, shkollat,spitalet e monumentet
Atdheu është më shumë së këto
Atdheu është fryma, ajri, liria dhe gëzimi
Është dhembja, gëzimi, është besa dhe dashuria
Por, brenda tij jetojnë e shumë të tjera
Si dhe pabesia
Atdheu është zëri im në dasma
Dhe loti i dhembjes në vdekje
Atdheu është zëri ynë
Atdheu është Prizreni, është Vlora, Manastiri
Është Pazari i Ri, Ulqini është Çamëria
Atdheu është krenaria, ndaj mos ia vrisni shpresat
Mos ia rrëzoni Lisat
Atdheu është fjongo e pastërtisë në sytë
e secilit pasardhës të Arbërisë
/QendraPresss.com/