Çaste poetike me poeten;-Rafuna MEVI

Atdheu është

————————

Atdheu është gjaku që në trup e kam

dhe kudo që shkoj e marrë me vete

Atdheu është…

Fjala e babës

Buka e nanës

Atdhe janë…

Njerëzit e mi

Që më njohin dhe i njohë

pa më pyetur

Nuk ka atdhe të keq

Ka kohëra të këqija

Dhe në kohëra të këqija

Lutem që të triumfojë

Gjaku im i mirë

Gjaku yt i mirë

/QendraPress/