Çaste poetike me poetin;-Murtez ASLLANI

TEK ARA E TËRRNIT
—————————
Gjyshi im i ndjerë
shpeshherë fliste me mall
punonie këtë arë si duhet
aty do të gjeni ar.
Këtë arë e punoi me kujdes
dhe rriti fëmijët e tij,
por edhe djemtë e punuan arën
dhe aty gjetën lumturinë.
Kjo arë është shumë e vjetër
në pronësi e kemi kahmot
dhe kurrë s’e lëshojmë nga dora
aty gjejmë bereqet plot.
Krenar e punoj tokën time
që gjyshi e babai më lanë kujtim
është kjo tokë shumë e plleshme
këtu në vendin tim.
Kjo është tokë e bukës
që ushqeu shumë brezni,
ruan thesarin në vete
e punojmë me harmoni.
Gjyshi dhe babai më porositën
o bir, kjo është tokë pjellore,
ruaje si sytë e tu
mos e lësho kurrë prej dore!
/QendraPress/