Çaste  poetike me poetin;- Zymer H.Haliti

MBRËMJA OGURZEZË

(Kushtuar masakrës së Reçakut…Sot e 26 vite)

——————————————————————-

Atë mbrëmje mëngjesi nuk erdhi

As nuk u panë gjëkundi rrezedielli

Jeta u ndal trishtueshëm pa pritur

T’pafajshmëve pritë u është ngritur.

Një korb i zi krokati disa herë vonë

Gjaku i njomë rrodhi në tokën tonë

Tinëzisht i morën,i ndanë nga shtëpitë

Dikush la babain,nënën,gruan e fëmijët

Krimi ndodhi në atë mbrëmje ogurzezë

Shumë u mbytën fshehtë nga ata t’pabesë

U trishtuan dhe pulëbardhat që fluturonin

Edhe ato prisnin rrezet e diellit të agonin…

Edhe sot ajo natë e ftohtë kujtohet

Vështirë është ajo ngjarje t’harrohet

Dëshmitar i gjallë është dhe Vokeri

Kur në Reçak ndodhi e keqja,tmerri!

/www.QendraPress.com/