Çaste poetike me poeten:- Nexhi BAUSHI

Kanavaca e jetës.

—————————

Në më të fshehtat skuta t’lëkurës disa fije dredharake depërtojnë,

për t’u fshehur në skutat më të thelltat t’kanavacës së jetës.

Dhe vjen një ditë, një ditë vjen, sec lëshohen ato bregut,

bashkë me dallgët e tërbuara shkuma e bardhë bregun thinj.

Dredharakët këmbët zvarrë t’i tërheqin, ngadalë e pa kuptuar,

leshterikë korkolepsur bojëdalë, frymën për ta marrë.

Të përdridhen gjarpërinjtë, këmbëzbathur kur ti shkel,

dallgët, sytë mavi kërkojnë gjurmët të t’i fshijnë.

Nuk shkulen leshterikët, rreth këmbëve të qëndrojnë,

kredharakë e dinakë kur vjen dallga me vete i rrëmben.

Mbi të hirtën rërë të detit përpëliten bojëdalët leshterikë,

përpëliten e mbi valë ato rënkojnë, pasi këmba i shkelmon.

Mbi të njomtën rërë të detit që ndricon qelibar,

Këmbëzbathur nis e ecën, kryelartë po qëndron.

Retë e bardha hileqare diellin dot s’e ndalojnë,

valët lehtë e ëmbël vallëzojnë, kurmin smerald t’përkëdhelin.

/QendraPress/