Çka mundë të pres Kosova nga ky dialog? Shkruan,Gëzim Ajgeraj

0

Saherë përmendet tema: dialog me Serbinë, më kujton vitet nëntëdhjeta e këtej, kur në emër të një dialogu me shqiptarët, Serbia shtonte represionin brenda Kosovës, dhe botën mashtronte gjoja po aofronte dialog. Kjo më kthen në vitet e pasluftës dhe për këto dy dekada; tentativa dialogu (vite te humbura pa kurrfar të arriturash për Kosovën, në këtë drejtim), që thuajse neve si Kosovë nuk arritëm asgje. E kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës u futën thellë e më thellë, në dëm të Kosovës. Mendoi se ketu, politikat tona herë herë kan ndjekur kahje tolerante që kanë dëmtuar interesat e Kosovës, dhe kanë riaktivizuar epshet e hegjemonisë serbe kundrejtë trojeve shqiptare, edhe përkundër gjith asajë dhune, terrori, vrasje, masakrime, djegie, shkatrrime e deri në çfarosje. Dhe çka, unë shoh shum entuziazëm të gabuar të politikave tona, kundrejtë këtijë armiku. Serbia është po ajo që ishte në vitin 90,98, 99, i mungon veq Millosheviqi. Kasta tjetër kriminale e luftës dhe gjenocidit mbi shqiptarët, është po ajo. Atje nuk ka reforma, ka etje hegjëemoniste e kriminale, që synon botën ta djallëzoi me propagandën kundër Kosovës, e me Kosovën kinse po bën dialog. Dhe këtu, me këto lojra gjithçka mvaret se sa do i mashtroi evropjanët, sa jemi ne të vendosur në këto dialogje dhe në raport kundrejt serbisë, sa do të jemi të vendosur. Unë personalishtë me Serbinë do të isha kategorik: Njohje të ndërsjelltë dhe pa kushte. Pastaj të bisedohet üer çështje tjera. Dhe nëse vijmë tek pyetja, se çka pritet nga ky dialog? Kam shum pak shpresë se do të mundë të arrihet diq e mirë me këtë kastë e mendim politik në Serbi. Kjo për faktin që e përmenda edhe më lartë. Serbia e ka shum të vështirë të bëjë reforma brenda shoqëris vet, politikës së vetë, asaj kishtare, dhe ta shuaj etjen hegjemoniste kundrejtë tokave shqiptare. Dhe kjo serbi me kokën në Rusi e mashtrimin për evropën, vështirë të sjellë rezultate në tavolinat e bisedimeve, sepse duket se ka pak interesim për integrime europjane. E politika Kosovare duhet tecë përpara me çështjet e tjera, pa e humbur e thelluar mendjen tek dialogu dhe marrveshja me serbin, sepse në fund të fundit: Tani më rruga e Kosovës nuk kalon nga Serbia, por ne jemi shtet dhe duhet të sillemi e punojmë për shtetin e popullin e Kosovës, Ti ruajmë interesat tona, të punojmë e të luftojmë që ti mbrojmë vlerat e shtetit dhe të kombit tonë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *