DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE! – Shkruan ;Sadik Halitjaha ,ish Komandant i ZOP-it

0

                   Eh ne Shqiptaret që e përjetuam ndër shumë breza dhe ma shumë se të tjerët!

Të tjerët edhe për kushte ma të mira jetese!  Ndërsa ne me dëbim e rrezik shfarosje u detyruam të largohemi, ata qe munden te shpëtojë nga vendi ynë që digjej flak, për të mbi jetuar dikund me gjet një strehë! Të ndjekur e kërcuar me dhunë e burgosje!

Jo rastësisht dhe si asnjë popull e emëruan( Gurbet) që s.ka përkthim në asnjë gjuhë vetëm matje e konstatim logjik! Nga pesha e rënd shpirtërore e fizike peshë ( Guri)!  Mjerë ai që e përjeton dhe e djeg malli i atdheut! Malli për familjen edhe shuhet kur rikthehesh për pak or e dit!

Edhe malli i dashurisë rikthehet e ngjitet ku ka pas qen ma parë për nji dit!

Por malli për Atdhe kurrë nuk shuhet, ky zjarr po mbetet gjithmonë prush në zemër!

Edhe se kthehesh e rivendosesh aty ku ke qen, mangët mbetet vakum ne shpirt e në zemër, koha që e ke jetuar jashtë Atdheut kohë e humbur!  Atdhe je gjithçka je vlera e pa matshme nuk te plotëson as zëvendëson asgjë!  Ja vlen te vdiset vetëm për ty Atdhe dhe lirin tënde!!!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *