Vra*je ,me thik* ,vdes një i ri rreth 15 vjeçar njofton zëdhënësi i policisë togeri Shaqir Bytyçi.

Zëdhënësi i policisë në Prizren togeri Shaqir Bytyçi ,njofton se me 27 gusht 2026, rreth orës 23:45, Policia ka pranuar informatën për një incident në Prizren, ku një i mitur ishte ther*r me thik*. Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje ka hasur ekipin e Emergjencës, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë viktimës, një mashkull i mitur rreth 15-vjeçar, dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejmë. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jet*. Pak më larg vendngjarjes është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar, mashkull i mitur rreth 17-vjeçar. Gjatë kontrollit të i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar thik*, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, përfshirë hetuesit dhe ekipin e krim-teknikës, ndërsa rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari i mitur është ndaluar për 24 orë. Për shkak të moshës, si viktima dhe I dyshuari nuk kanë pas ndonjë rast të më hershëm të regjistruar në evidencat policore. Rasti mbetet nën hetim.njofton toger Shaqir Býtyçi.