Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, filloi aksionin për lirimin e hapësirave publike

                    Sot, që nga orët e paradites në lagjen më të madhe të Prizrenit në ‘’Ortakoll’’ Drejtoria e Inspektorateve e mbështetur nga Policia e Kosovës, inspektorët e terrenit dhe kompania e kontraktuar kanë filluar heqjen e konstruksioneve metalike për të gjitha objektet e gastronomisë që i kanë të vendosura para objekteve të tyre. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së ministrisë përkatëse të qeverisë dhe tashmë drejtori Islam Ukimeri tregon se edhe pse ne patëm kërkuar të bëjmë një rregullore, nuk na e miratoi ministria e qeverisës së Kosovës dhe tashmë jemi në zbatim të atij vendi dhe sot kemi filluar që të mënjanojmë këto konstruksione.   Ai me këtë rast tha se po besojmë se kemi shfrytëzuar të gjitha paralajmërimet ligjore për të gjithë këto objekte. Kemi pasur takime më shoqatën e astronomëve të Prizrenit dhe besojmë se tashmë nuk do të kemi as kundërshtimet e pronarëve ,sepse edhe ata e dinë se duhet ti rikthehet kësaj lagje e gjithë hapësira publike Inserte Mirëpo, drejtori Islam Ukimeri me këtë rast ka paralajmëruar se jo vetëm në këtë lagje, por në të gjithë pjesët e qytetit të Prizrenit do të vlejë i njëjti rregull për ti hequr këto konstruksione.