Gjendet edhe një trup i pajetë i një terroristi të vrarë te Manastiri në Banjskë

                               Është gjetur edhe një trup i një sulmuesi rreth objekteve përcjellëse të Manastirit të Basnjkës, ka mësuar Gazeta Online Reporteri.net prej burimeve nga vendi i ngjarjes.Policia e Kosovës, dje konfirmoi gjetjen e tre sulmuesve. Deri tash, Policia e Kosovës në veri nuk ka dhënë ndonjë detaj për trupin e sotëm. I bie se janë vrarë katër sulmues deri tash, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë. Gjendja momentale në veri mbetet e qetë. Policia e Kosovës sot do të bëjë edhe çarmatim e armëve që ka konfiskuar prej sulmuesve. Njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh, i ka konfiskuar. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe./Reporteri.net/