E dua, qytetin tënd

——————————–

U zgjova,

Ne qytet rrënojash

Mes muresh te çare e gremisur,

Dallëndyshet, ngritur fole

Një ere pranverore blini ndiere, papritur

Gurgullime, ujëvarash dëgjohej

Dhe zogjtë, këndonin mahnitur

***

Krejt i panjohur, mu duk ky qytet

Me tjetër sy, sot e pata soditur

Përgjakja e diellit e magjishme

Turbullire e hënës,erdhi kthjelluar

Mes yjesh qe shkreptinin, e rrëqethnin ndjenjën e trazuar

***

Jetoj, ne qytetin rrënoje

Aty ku gjithçka ne je virgjëri muzgjesh ngjan afirmuar

Si vije pulëbardhash ne fluturim

Si njohja jone, atë dite shiu

Kur qielli ne ylbere ngjyrash ish shndërruar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *