UDHËTIMI IM

——————

Në udhëtimin tim të vështirë, eca kokëlartë,

mes dhimbjeve dhe lotëve kam luftuar.

Ndonëse pas krahëve më gjuajti ndonjë i ngratë,

unë qiejt kapa, mes hapësirave kam fluturuar.

Ky është udhëtimi im, mes njerëzve të mirë,

mes tyre u ndjeva e vlerësuar, si pemë e harlisur.

Vrapoj dhe fal dashuri me shpirt të dlirë,

udhëtimi im më bën krenare…sapo ka nisur…

-ADELINA PALI-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *