E diela me poeten;Nurie Baduni
PËRMBI ZABEL
———————
Heshtja sot ma dominon fjalën,
E lidhur ndihet, e dobët, e shkretë,
S’ka motiv ta nxisë për udhë,
Dhe rri e strukur, si pa jetë.
Heshtja rri mbi buzë si puthje,
Imazhi yt s’troket në shteg,
Ndrydhet, thahet, fishket dukjes,
Thellë saj fluturon shigjetë.
Fjala loton sot bashkë me mua,
Flemë e ëndërrojmë përmbi zabel,
Fjalët e shumëpritur i ndali koha,
Heshtja ëmbël na përkëdhel.
Fundpranvera na çon buzë detesh,
Flladi i lehtē më pëshpërit nē vesh,
E lagur, e kripur nga deti e lotēt,
Fjala dhe heshtja seç bien ndesh. N. Baduni 11.05.2021